fbpx

Të kesh një motër është një bekim

Screenshot_3-17.png

Duke u rritur e kupton se ajo është mbështetja jote më e madhe dhe personi më i besuar që ke. Të kesh një motër është sikur të kesh një shoqe për gjithë jetën. Përveç pjesës së grindjeve me të, ajo do të të qëndrojë në krah gjithë kohës.

Studiuesit në Universitetin “De Montfort” dhe Universitetin “Ulster” në Angli kanë dalë më përfundimin se ata që kanë motra janë më të lumtur dhe më optimistë për jetën se sa të tjerët.

Sondazhi u krye me 571 njerëz duke bërë pyetje të ndryshme rreth shëndetit të tyre mendor dhe opinionit të përgjithshëm mbi jetën. Ata që kishin motra dolën në fund si persona me një nivel më të lartë lumturie dhe me gjendje emocionale të qëndrueshme.

Ndër të tjera, motrat inkurajojnë njëra-tjetrën që të jenë më të hapura dhe komunikuese për ndjenjat e tyre.

 Ky nuk është studimi i vetëm në lidhje me këtë çështje. Universiteti Brigham Young, në Utah, ka bërë diçka të ngjashme duke marrë në studim 395 familje me më shumë se një fëmijë. Studimi doli në këtë konkluzion: “Një motër ju bën një person më të mirë”.

Pra, për ju që e keni një motër kemi një lajm të mirë: Ajo është arsyeja që ti je një person aq i lumtur dhe i sjellshëm. Gjëja kryesore që duhet të mbani mend është: kënaquni me këtë marrëdhënie sepse disa njerëz nuk e dinë se çdo të thotë të kesh motër.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *