18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Të marrsha të keqen” Eros Grezda i tronditur nga lajmi për vdekjen e Fizioterapistit Mihali, publikon bisedën e fundit me të

spot_img

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda ka ndarë me ndjekësit një foto të bisedës së fundit që ka zhvilluar me fizioterapistin e Kombëtares shqiptare Ylli Mihali që u nda nga jeta si pasojë e COVID.

“U prehsh në paqe Yll. Njeriu me shpirt më të pastër që kam njohur”.

Mihali: Të marrsha të keqen, kështu të dua, do t’i shkelësh me këmbë prapë.

Grezda: Kismet zemra ime, të dua shumë dhe më mungon

Mihali: Kam besim te ty vllai, dhe mua më mungon, por jam i bindur që do takohemi shpejt

Ylli Mihali u prek rëndë nga virusi famëkeq megjithëse i kishte bërë 2 dozat e vaksinës Pfizer. Gjithashtu ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka i cili me një mesazh ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe në sportin shqiptar.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat