fbpx

Të martën përgatituni për ndryshim drastik të motit

moti.jpeg

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket se nuk ngelet pas.

Java që vjen sjell rënie të theksuar temperaturash, shi e dëborë edhe në Britaninë e Madhe, duke bërë kështu që moti i butë, i pazakontë për këtë periudhë të vitit, të vijë drejt fundit.

Meteorologët parashikojnë që duke nisur nga mesnata e së dielës, vendi të preket nga vala e të ftohtit. Ekspertët paralajmërojnë se ngrica do të prekë pjesën më të madhe të Britanisë gjatë ditëve të fundit të Nëntorit.

Edhe në Shqipëri kjo javë solli temperatura të ulëta, si dhe reshje dëbore në disa zona. Meteorologët parashikojnë që moti të jetë i paqëndrueshëm gjatë gjithë Nëntorit, me ditën më problematike të martën, kur pritet që të kemi reshje të dendura shiu. Megjithatë, pritet që mesi i javës situata të ndryshojë sërish dhe të kemi një rritje të temperaturave

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *