Të martohesh me të njëjtin person 40 vjet pasi je ndarë

cifti.jpg

Një çift të moshuarish është martuar sërish… pas 40 vitesh të ndarë.

88-vjeçari Charlie dhe 83-vjeçarja Audrey Hailes, nga Anglia, u rimartuan javën e kaluar, me 6 fëmijët e tyre si dëshmitarë.

Ata u takuan për herë të parë në një sallë vallëzimi në Peckham, në vitin 1955, para se të martoheshin dhe të nisnin një familje. Divorci erdhi në vitin 1978, fëmijët e vegjël u ndanë mes prindërve, ndërsa më të rriturit nisën të krijonin familjet respektive.

Djali i tyre i madh Ian, kujton se ndarja erdhi pas një “gabimi” të babait të tij, ndërsa nëna në atë kohë ishte njeri që nuk falte. Kështu, familja u shkatërrua. Asnjëri prej të dyve nuk ishte i lumtur pas ndarjes dhe ishte diçka që fëmijët e tyre e vunë re. Ndaj pas vdekjes së bashkëshortit të dytë të Audrey, fëmijët ndërhynë për t’i ribashkuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303