Të mërkurën protesta e fermerëve, ja thirrja e fortë e Kryemadhit

1563384730_kryemadhi.jpg

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet kërkesat e fermerëve dhe i përkrah ata në protestën e së mërkurës.  Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi drejton gishtin nga qeveria, që sipas saj nuk mbështet fermerët.

“Ne emër të LSI mbështesim kërkesat e fermerëve dhe i përkrahim ata totalisht për protestën e së mërkurës. Ne kemi një program të qartë sa i përket subvencionimeve në bujqësi. Duke filluar që me bërjen e akrtës së fermerit, e cila do ta ndihmojë atë për të marrë rimbursimin e TVSH jo për të kaluar në kalvarin e korrupsionit dhe mos njohjes së TVSH.  Kemi një program të qartë për blegtorinë. Kjo do të ndihmojë jo vetëm në rritjen e prodhimit të blegtorisë por do të ketë edhe mundësi shumë të mëdhaja për prodhimet dhe nënproduktet në blegtori. Angazhohemi seriozisht për ta dhënë fjalën tonë dhe për ta mbajtur fjalën”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi i bëri thirrje policisë që mos kërcënojnë fermerët që do të dalin në protestë. “Nga kjo foltore garantoj që do ti kemi sytë hapur për cdo punonjës policie që kërcënon fermerët ditën e mërkurë për të mos u bërë pjesë e kësaj proteste. Nuk mjafton që ju grabisin kafshatën e fëmijëve, por tashmë kanë shkuar edhe më lart për ti kërcënuar të paktën as mos ti lënë që të shprehin apo qajnë hallin e tyre në rrugë”, u shpreh ajo.

Kryetarja e LSI ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës së fermerëve ditën e mërkurë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303