fbpx

Të mirat që sjell fruti i hurmës

640-0-5d8df04c03eaa.jpg

Hurmat, ose siç njihen ndryshe ‘kaki’, ose ‘molla e Orientit’ e kanë originën e parë nga Kina e më pas në Japoni ku njihen ndryshe edhe si ‘Pema e paqes’. Edhe në vendin tonë gjenden me shumicë dhe na vijnë shumë në ndihmë me dobitë e tyre gjatë ditëve të vjeshtës.  Laksativ dhe diuretik, plot energji e vitamina, betakaroten e kripëra minerale si kaliumi, fosfori dhe magnezi: hurmat mbrojnë dhe pastrojnë mëlçinë, një prej organeve më delikate të trupit tonë.

Vetitë dhe benefitet e hurmave

Hurmat përmbajnë sasi të larta kripërash minerale, sidomos kalium, kalcium, fosfor dhe vitamina A, C dhe B. Duke qenë të pasura me vitamina dhe Betakaroten, ato ofrojnë për organizmin tonë edhe një sasi të bollshme antioksidantësh, të cilat kanë një aksion parandalues për sa i pëket tumoreve.

Një frut shumë energjik, i rekomanduar sidomos për ata që bëjnë sport, nuk këshillohet tek të sëmurët me diabet pë shkak të indeksit të lartë të glicemisë.

Efektet e dobishme të hurmave:

Forcojnë sistemin imunitar. Siç e thamë, ato përmbajnë vitëminë C, e cila është në gjendje të forcojë sistemin tonë imunitar. Është një ushqim ideal për t’u shërbyer në tryezë në periudhën e ndërrimit të stinëve duke na mbrojtur nga simptomat tipike të virozëve e sëmundjeve të vjeshtës.

Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare. Dhe jo vetëm kaq, por favorizojnë edhe  absorbimin e hekurit.

Janë një laksativ i shkëlqyer. Veprojnë direkt tek mëlçia dhe zorrët si një laksativ natyral falë taninës dhe fibrave prezente në tulin e tyre nëse i hani të pjekura.

Diuretike. Për këtë funksion, ky frut duhet konsumuar në mëngjes. Në këto kushte bëhet një diuretik i shkëlqyer falë përmbajtjes së kaliumit.

Burim energjie. Ato konsiderohen si një frut ideal për fëmijët, sportistët, për energjitë që sigurojnë falë sheqernave që përmbajnë.

Konservimi i hurmave:

Mund t’i mbani në frigorifer për disa ditë ose jashtë tij nëse janë të pjekura. Nëse janë të papjekura, mund t’i vendosni në një shportë së bashku me disa mollë për të nxitur pjekien e tyre.

Maskë fytyre me hurma:

Falë sasië së lartë të vitaminave dhe kripërave minerale, hurmat janë shumë të dobishme edhe për bukurinë: kanë efekte të mrekullueshme për flokët dhe lëkurën.

Përdoreni gjithmonë tulin e hurmave si maskë bukurie për të rigjeneruar lëkurën e fytyrës: do t’ju mjaftojë ta lini 5-10 minuta për të lejuar lëkurën të absorbojë të gjitha benefite e tyre. Për një efekt antirrudhë, mund t’i shtoni tulit të hurmave  disa pika vaj liri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303