fbpx

Të mirat që sjell vaji i arrave, mësojini

640-0-5deba34ee763c.jpg

Arrat njihen si një antioksidant natyral dhe kardiologët rekomandojnë konsumin e tyre për ata që vuajnë nga nivelet e larta të kolesterolit të keq në gjak dhe shfaqin risqe të sëmundjeve kardiovaskulare. Për të njëjtin motiv, edhe vaji i arrave është një aleat i mirë i zemrës. Por cila janë përfitimet e tij dhe si duhet ta përdorim?

Vetitë e vajit të arrave

Elementet që përmban e bëjnë një antioksidant të shkëlqyer, kështu zvogëlon ndjeshëm nivelet e kolesterolit të keq. Është një burim i mrekullueshëm i acideve Omega 3 dhe 6, të cilat e bëjnë shumë të çmuar për shëndetin e zemrës, arterieve dhe qelizave nervore. Veç të tjerash përmban vitaminë K, shumë e rëndësishme në procesin e koagulimit të gjakut dhe u rekomandohet shumë atyre që vuajnë nga hemorragjitë e vogla, si epistaza apo menstruacionet e shumta.

Vaji i arrave: vetitë kozmetike

Vaji i arrave, falë vlerave antioksidante dhe vitaminave e yndyrave Omega 3 dhe omega 6, ka veti hidratuese dhe ushqyese. Jo rastësisht përdoret në produktet e industrisë kozmetike.

Si ruhet vaji i arrave

Për shkak të karakteristikave, vaji i arrave duhet mbajtur larg dritës dhe të konservohet në shishe qelqi. Duhet përdorur për 3-4 muaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303