fbpx

“Të mos hapen negociatat”, 2 eurodeputetë kritika Qeverisë shqiptare për krimin

General view of the Plenary chamber in Brussels - PHS Hemicycle - Plenary session week 46 2014

Gjatë mbledhjes së Parlamentit Europian posaçërisht për Shqipërinë, David Lega, eurodeputeti suedez njëkohësisht raporter për Shqipërinë në PE, ka folur me tone të ashpra.

Ai tha se nuk duhet të hapen negociatat me Shqipërinë pasi qeveria shqiptare tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët e drogës.

Ndërkohë edhe eurodeputeti Gahler tha se nuk ka asnjë informacion se çfarë po bëhet me dosjet e shit- blerjes së votave, 184 dhe 339 të bandave të Durrësit ku i përfshirë ka qenë dhe ish- kryebashkiaku Vangjush Dako.