fbpx

“Të ndalohen dasmat edhe në shtëpi”, rëndohet situata në Fier, ekspertët ngrenë alarmin  

Një situatë e rënduar e pandemisë është bërë së fundmi në Qarkun e Fierit. Në Fier dhe Patos ministria sot konfirmoi 12 të infektuar nga koronavirusi.

N6 Patos është konfirmuar me Covid 19 nje futbollist i ekipit Albpetrol rreth 30 vjeç. 30 vjeçari është në gjendje të mirë, ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes nuk kane simptoma të sëmundjes.

Ndërkohe në Fier 11 persona janë infektuar në plazh dhe dasma. Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpi ndërsa shezllonet të jenë pa veshje prej rrobe me qëllim që të dezinfektohen lehtësisht.