fbpx

“Të ndihmohen invalidët që jetojnë në zona të thella”, flet kreu i shoqatës: T’ia çojnë ndihmën në shtëpi

Bajram Tirana, kreu i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve ka folur për problemet që ky grup po has çdo ditë tanimë. Ai tha se pagesat e invaliditetit personave duhet tiu çohen në shtëpitë e tyre.

“Normalisht që situata jonë nuk është e mirë, pasi ky virus vrastar dhe na rrezikon edhe ne. Jemi ndërgjegjësuar dhe besojmë se po ja dalim më së miri për të shmangur këtë.

Vendimi i shtyrjes së komisioneve të paaftësisë është pozitiv, shpresojmë që kjo situatë të mos zgjasë më shumë, pasi mbron jo vetëm personin, por edhe familjen ku ai jeton. Kemi informacione që disa para dhe tretaplegjikë kanë përfituar ndihma ushqimore, dhe pagat janë marrë, edhe pse disa ende nuk e kanë marrë pagesën.

Unë personalisht kam dalë te posta për ta marrë pagesën, por nevoja më emergjente është në zonat rurale, ku njerëzve duhet tiu çohet personave në banesë. Jemi të detyruar që të qendrojmë brenda, dhe pse duhet të ketë një ndihmë më të madhe ndaj kësaj shtrese në nevojë”, tha Tirana.