fbpx

“Te ne vjedhin pasi…”. Klodiana Shala rrëfen bisedën me politikanin shqiptar

Sportistja Klodiana Shala ka zbuluar sot një bisedë që ka zhvilluar me një ish-ministër nga Kosova.

Politikani, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, i kishte treguar Shalës prapaskenat e të drejtuarit të shtetit, teksa i ka vënë në dukje që edhe në Kosovë vidhet, por pasi është bërë puna, ndryshe nga Shqipëria.

“Edhe te ne vidhet, por vjedhin pasi e kanë bërë punën siç duhet bërë. Pasi bëhet puna pihet dhe kafja, kurse ju vidhni pa e bërë punën”, mësohet të jetë shprehur në batutën e tij politikani nga Kosova.