fbpx

Shqipëria përtej stereotipeve

Screenshot_7-7.jpg

Të thyhesh stereotipat! Duket si një mision i vështirë, por nëse arrin të shohësh përtej tyre, do të zbulosh se bota nuk është vetëm “bardhë e zi”. Shqipëria e ka vuajtur këtë. Varfëri, krim, korrupsion, mafie e deri në luftë civile, janë disa nga stereotipet që jo vetëm kanë frenuar të huajt të shohin përtej tyre, por po nxisin deri diku edhe largimin e shqiptarëve nga atdheu i tyre. Atë se çfarë fsheh dhe mbart Shqipëria, e ka shfaqur më së miri një izraelit. Blogeri Nuseir Yassin, rubrikën e tij “Onë Minute”, ja ka dedikuar Shqipërisë. Ajo se çfarë ka zbuluar përtej stereotipeve, në sytë e tij është një mrekulli, për të cilën çdo i huaj duhet të mendohej mirë kur t’i hidhte sytë hartës së botës. Pikëqëndrimi sipas blogerit – duhet të jetë patjetër Shqipëria, një nga vendet më pak të vizituar në Evropë.

Askush nuk do t’ju lë të fusni dorën në xhep, kështu që thojini lamtumirë kuletës, – thotë  Nuseir Yassin, për një ndër popujt më bujarë të planetit.

Blogeri liston një nga një arsyet se pse Shqipëria është ndryshe nga “njollat e zeza” që për arsye të ndryshme, promovohen më shumë se të mirat që ky vend mbart.

Në Shqipëri nuk ekziston asnjë lloj konflikti fetar. Natyra këtu është magjepsëse, thotë blogeri duke theksuar se nuk e ekzagjeron kur thotë se është njësoj si Zvicra, vetëm se me 10 % të kostos së atjeshme.

Ai përmend të shkuarën e vështirë të Shqipërisë, diktaturën, korrupsionin dhe luftën civile. Por sot, edhe bunkerët e ndërtuar për luftë, janë rijetësuar në objekte arti. Krimi, varfëria dhe korrupsioni ekzistojnë në çdo vend thotë- Yassin, por ajo që nuk duhet harruar sipas tij është fakti se gjërat përmirësohen dhe stereotipet zhduken. E nësë kjo ndodh, atëherë në Shqipëri do të gjeni, histori, kulturë, çmime të arsyeshme, natyrë mahnitëse, njerëz të mrekullueshëm që mund t’i bëni miq, ose ndryshe…nuk do t’i kishit takuar kurrë.

Blogeri izraelit ka zgjedhur Shqipërinë për të shprehur një mesazh edhe më të gjerë. Një rrëfim jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vende të tjera si Shqipëria që ende vazhdojnë të vuajnë nga stereotipet “E vërteta është se bota po ndryshon për mirë dhe perceptimi ynë për vendet e tjera duhet të ndryshojë gjithashtu”, – përmbyll ai videon.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *