fbpx

Të paguhesh për të qëndruar në shtëpi luksoze, kjo është puna e ëndrrave

CFD9AAFD-574F-4AF9-A09F-D77A2A2037D5.jpeg

Ëndërroni me sytë nga dritarja për të udhëtuar botën dhe për të shijuar destinacionet përrallore që i keni parë vetëm në foto? Mjaft e bëtë! Bëni gati valixhen, sepse tani mund të paguheni vetëm që të qëndroni në shtëpitë më luksoze që keni parë ndonjëherë. Mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por kjo është një punë e mirëfilltë dhe personi që e bën quhet testues i shtëpive të luksit (Luxury Home Tester).

Website-i HushHush po kërkon për njerëz që dëshirojnë të qëndrojnë në shtëpi luksoze përreth botës dhe të shkruajnë për ekperiencën e tyre. Ju tingëllon interesante?
Gjithçka që duhet të bëni është të qëndroni për një javë në secilën pronë dhe më pas të shkruani një review për të. Do të paguheni 2000 paund për secilën review, që duhet të përmbajë 800 fjalë dhe duhet të përfshijë mendimin tuaj për stilin, komoditetin, vendndodhjen etj. Këtë duhet ta dërgoni brenda 5 ditësh nga kthimi dhe do t’ju kërkohet të vizitoni 10-15 prona në vit.

Duhet të shkoni në çdo destinacion që ju caktohet, duke filluar nga ndonjë fshat i vogël spanjoll e deri në San Fransisco, Florida apo rivierën franceze. Duhet të jeni një njeri që nuk keni bindje kriminale, të tregoni seriozitet, të keni një sy të mprehtë ndaj detajeve dhe të keni aftësi të mira në të shkruar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303