13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Të pandalshëm, një tjetër talent shënon në Holandë

spot_img

Marius Vrushaj po shkëlqen në Holandë me skuadrën e Willem II, teksa sot ka shënuar golin e parë në fitoren e tyre, 2-1 ndaj Az Alkmar.

Sulmuesi me origjinë shqiptare shënoi me kokë pas një topi të gjatë nga mesfusha, duke i shpëtuar mbulimit të mbrojtjes dhe mposhti portierin kundërshtar.

Vrushaj është 21 vjeç dhe kartonin e tij e ka Olimpiacos, ndërsa është lënë në formë huazimi te skuadra holandeze.

Ky është goli i tretë i tij në gjashtë ndeshje ku është aktivizuar.

Kujtojmë që më herët Vrushaj është aktivizuar me përfaqësuesen U-19 të Greqisë, tani mbetet të shikohet nëse do ketë ndonjë tentativë nga kombëtarja e Shqipërisë për ta marrë në përfaqësuesen kuqezi.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat