21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Të pandarë/ Publikohen foto të reja nga pushimet e Borës dhe Donaldit (FOTO)

spot_img

Vetëm pak ditë pasi u kapën mat në Genova të Italisë, moderatorja e njohur Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj janë parë sërish bashkë. Ndonëse përpiqen të vazhdojnë jetën në privatësi, duket e pamundur sepse paparacët dhe fansat i ndjekin kudo moderatoren dhe aktorin.

Së fundmi, ata janë parë duke bërë shopping ndërsa mbajnë kapele dhe kapuçat e bluzave në kokë. Fotot e njëpasnjëshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit konfirmojnë atë që është thënë së fundmi, dyshja janë rikthyer së bashku.

Kujtojmë që Donaldi dhe Bora janë përfolur shumë së fundmi për një rikthim vetëm pak kohë pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Dyshimet u shtuan pasi ata u panë mjaft të afërt në eventin që organizoi Valdrin Sahiti. Me fotot e fundit, tani nuk ka më asnjë dyshim.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat