fbpx

Të parat femra myslimane në Kongresin amerikan

reuters-Ilhan-Omar-and-Rashida-Tlaib.jpg

Zgjedhjet afatmesme në SHBA kanë hyrë në histori për shkak të rezultateve të tyre.

Përveç faktit që demokratët kanë arritur fitore në Dhomën e Përfaqësuesve, dy emigrante janë zgjedhur në Kongresin amerikan.

Një refugjate nga Somalia dhe vajza e dy emigrantëve palestinezë, shënuan një rast historik në Shtetet e Bashkuara, pasi janë të parat femra myslimane që zgjidhen në Kongres.

Ilhan Omar, 37 vjeç dhe Rashida Tlaib, 42 vjeç – janë zgjedhur nga radhët e demokratëve në Midëest. Ato janë avokate të komuniteteve të pakicave.

Omar fitoi një vend në një zonë të fuqishme të demokratëve në Mineapolis, Minnesota.

Omar u largua nga lufta civile e Somalisë me prindërit e saj në moshën 8 vjeçare dhe kaloi katër vjet në një kamp refugjatësh në Kenia. Familja e saj u vendos në Minesota në vitin 1997, ku ka një popullsi të konsiderueshme somaleze.

Ajo fitoi një vend në legjislaturën e shtetit në 2016, duke u bërë ligjvënësja e parë somalezo-amerikane në vend.

Omar ka krijuar një identitet progresiv politik. Ajo është kundër politikave kufizuese të të Trump për emigracionin, mbështet një sistem universal të kujdesit shëndetësor.

Ndërsa, Rashida Tlaib është vajza e dy emigrantëve palestinezë e lindur në Detroit, më e madhja nga 14 fëmijëve të familjes.

“Unë kandidova për shkak të padrejtësive dhe për shkak të djemve të mi, të cilët më pyesin për identitetin e tyre (mysliman) dhe nëse ata i përkasin këtij identiteti,” tha Tlaib në një intervistë televizive.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *