fbpx

Të pathënat e çiftit Andrra Destani dhe Sinan Hoxha

andrra-sianani.jpg

Në “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës ishin të ftuar edhe një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani.

Prej vitesh në tregun muzikor, Sinani na ka lënë të kuptojmë që veç argëtimit që dhuron me anë të muzikës është një nga personazhet me shumë humor.

Një nga sfidat e realizuara nga Luana dhe stafi i saj për çiftin kishte të bënte me biseda të ndryshme të bëra në krevatin e supozuar martesor që u vendos në studio.

Sfida na tregoi që ata vërtetë janë të ndryshëm si tipa por shkojnë shumë me njëri-tjetrin. Po ashtu kuptuam që Sinani ndërhyn shumë kur flet Andrra pasi ajo e ka pak të vështirë artikulimin në shqip. Mësuam që nëse zgjohet djali natën, sado i lodhur të jetë Sinani vihet në shërbim të tij.

Marrëdhënia me të afërmit mes tyre është shumë e mirë nisur nga fakti që bënë humor nga të dyja palët. Mësuam gjithashtu që Andrra ndonjëherë behet xheloze nisur edhe nga koncertet e shumta të Sinanit, shkruan News31.

Deri në fund të programit çifti tregoi që kanë dëshirë të kenë fëmijë të tjerë (mundësisht vajza) dhe që ekziston një personazh i njohur për të cilën Andrra është bërë shumë xheloze por refuzoi tja thoshte emrin në lojën “Ndaje ose haje”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *