fbpx

‘Të përgatitemi për më të keqen’, Silva Bino ngre alarmin

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Binio ka folur për rritjen e numrit të shtruarve në spitalin Infektiv. Bino në një lidhje direkte me ABC News theksoi se në spitale situata është e rëndë, ndërsa shtoi se kohët e fundit janë vënë re forma të rënda edhe tek të rinjtë. Më tej Bino tha se vaksina është ende në fazat e para të hulumtimeve, ndërsa shtoi se virulenca e virusit nuk ka rënë dhe se vjeshta apo dimri do të na përballë me dy sëmundje, COVID-19 dhe gripin.

“Ne shpresojmë që këto shifra të ulen, duke ndërgjegjësuar jo vetëm popullatën, por duke zbatuar edhe masat nëpërmjet policisë shpeshherë. Kur njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për të mbrojtur të tjerët atëherë ndërhyn policia”, u shpreh Bino. Gjatë intervistës Bino tha se virusi është tepër ngjitës dhe nuk faktet tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një virus të sajuar.

“Virusi covid në shumicën e rasteve shkakton sëmundje të lehtë apo mund të jetë asimptomatik tek disa grupe të rinjsh. Ka një mortalitet më lartë se gripi dhe faktet kanë treguar se nuk është diçka e sajuar. Kemi një numër të lartë rastesh, kemi një numër të lartë shtrimesh, kemi një numër të lartë vdekjesh.

Këtu nuk ka asgjë për të sajuar. Sa i përket grupeve anti-vaksinë të cilat janë bërë të shumë vokal, kohët e fundit, pa baza. Shqipëria nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje në lidhje me këtë gjë. Vaksina është akoma në fazat e para në vende të ndryshme të botës. Vaksinat kanë qenë element i rëndësishëm për ecurinë e njerëzimit dhe shëndetin e tyre”, tha Bino.

Më tej Bino tha se vaksina është ende në fazat e para të vaksinës, ndërsa shtoi se virulenca e gripi nuk ka rënë dhe se  vjeshta dhe dimri do na përballi me dy sëmundje , COVID-19 dhe gripin. “Virulenca e virusit nuk ka rënë, format klinike të sëmundjes mbeten të rënda. Vjeshta apo dimri do të përballë me dy sëmundje, me koronavirusin dhe gripin. Kombinimi i këtyre dy sëmundjeve që kanë shenja klinike të ngjashme do të shtojë numrat, por edhe kërkesën për shërbime mjekësore. Do të shihet nëse këto dy viruse do të jenë në garë me njeri-tjetrin apo dikush ti zërë vendin tjetrit. Mbetet për tu parë. Ne duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha ndër të tjera Bino. ABCnews