fbpx

Të prekurit me COVID/ Dalin shifrat e vendeve evropiane, Kosova e parë, ja renditja e Shqipërisë

Situata në rajonin tonë është shokuese. Në dy javët e fundit ka pasur një rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19.

Një gjë e tillë reflektohet edhe në tabelën e ESI (The European Stability Initiative) të cilën e kanë krijuar me të dhënat e marra nga European Center for Dissease Prevention and Control.

Bazuar në të dhënat e  dy javëve të fundit, Kosova është e para në Evropë sa i përket mesatares së rasteve të reja të infektimit me COVID-19 për 100 mijë banor. Sipas kësaj përllogaritje Kosova për 100 mijë banorë ka 124 raste të reja me COVID-19. Në vendin e dytë renditet Mali i Zi me 123 raste të reja, i ndjekur nga Luksemburgu me 100 raste.

Maqedonia e Veriut renditet në pozitën e katërt me 94 raste, e ndjekur nga Suedia me 76. Ndërkohë marrë përgjithësi Ballkanin Perëndimor si rajon, për 100 mijë banorë, raste të reja janë 73.

Ndërkohë që Shqipëria është e dhjeta në Evropë.