fbpx

Të prekurit me Covid që kurohen në shtëpi, Brataj: Kujdes me antibiotikët dhe holluesin e gjakut

brataj.png

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një deklaratë lidhur me mjekimet që përdoren ndaj Covid. Për Abc News, ai ka thënë se duhet të bëni kujdes me antibiotikët dhe holluesit e gjakut.

Më tej, mjeku ka theksuar se shumë pacientë kërkojnë të kurohen në shtëpi.

Dita e djeshme ka pasur 365 thirrje më shumë . Zakonisht në këtë periudhë bëjmë 1600 vizita  në ditë. Ndërsa 482 vizita të kryera në shtëpi nga 161 për covidin. Që do të thotë personat që trajtohen në banesë marrin në telefon, ata që janë përkeqësuar ne i çojmë në spital. Janë shumë faktorë që ndikojnë në ecurinë e sëmundjes.  Megjithatë ka edhe shumë qytetarë që duan të trajohen në shtëpi dhe mjeku nuk mund ta imponojë edhe e kurojmë në shtëpi. Nga data 9 mars janë kryer 791 thirrje për Covid.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303