fbpx

Të prekurit nga tërmeti, pensionistët dhe familjet në nevojë/ Ministrja jep lajmin e mirë, ja ç’përfitojnë

olta.jpg

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, njofton se janë shpërndarë 2850 pako me ushqime familjet që jetojnë në çadra në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti

Gjithashtu sipas Xhaçkës po ndihmohen edhe pensionistët apo familjet në nevojë.

Postimi i Olta Xhaçkës

2850 pako ushqimore janë shpërndarë në vetëm pak ditë në familjet që jetojnë në çadra në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti. Paralelisht me to, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, pushteti vendor, Rezervat e Shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe Shërbimet Sociale vijojnë operacionin humanitar në ndihmë të pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë. Mirënjohje të gjithë atyre që sot janë në krye të detyrës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303