Të “pushtuar” nga bora dhe acari, por nuk mbaron me kaq: Çfarë pritet gjatë javës

MOTI-7.jpg

Shqipëria është përfshirë nga një mot i acartë gjatë këtyre ditëve, i shoqëruar me ngrica dhe reshje dëbore në zonat malore sipas Meteoalb.

Tempeturat kapën minimumin -12 gradë celcius si rrallë më parë, ndërsa temperaturat maksimale shënuan +6 gradë.

Ndërkohë që pritet largimi i acarit, brenda 2 ditësh vendi do të “pushtohet” sërish nga reshjet e dendura të shiut me masa ajrore të nisura nga Italia, të cilat do të përshkojnë të gjithë gadishullin e Ballkanit për të zbritur më pas në Greqi në drejtim të ishullit të Kretës.

Pritet që reshjet të shfaqen fillimisht në zonat bregdetare me intensitet të ulët gjatë të enjtes pasditë për të qenë më intensive gjatë të premtes dhe fundjavës së ardhshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303