Të ‘riatdhesojmë’ Lahutën! Mijëra firma në peticion

Screenshot_2-9.png

Janë dashur vetëm 2 ditë dhe deri më tani janë bërë gati 7500 firmat e hedhura nga shqiptarët në peticionin që po bëhet online për të kundërshtuar vendimin e UNESCO, i cili e quajti Lahutën si pasuri shpirtërore serbe.

Në peticion shkruhet se qeveria shqiptare të marrë të gjitha hapat për të kundërshtuar këtë vendim.

“Ky peticion i drejtohet qeverisë së Shqipërisë që të ndërmarrë masa urgjente dhe të reagojë ndaj vendimit të UNESCO-s që lahuta nuk është instrument Serb, por të paraqesë të gjitha faktet që shteti Shqiptarë ka në dispozicion dhe ta faktojë që lahuta është e jona, e kreshnikëve të Malësisë e jo e sllavëve të Karpateve, nëse nuk reagohet shpejtë atëherë sllavët do të përvetësojnë ç’do gjë shqiptare dhe kështu do të na dënojë historia siç na ka dënuar vazhdimisht duke mos bërë asgjë për të mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore”, shkruhet në peticion.

Mbledhja e firmave online vijon dhe të gjithë mund të bëhemi pjesë e kësaj nisme në këtë link:

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303