fbpx

Të rinjtë në Elbasan donin aventurën, por rrezikojnë shumë

elbasan-zjarrfikesit-2.jpg

Mbrëmjen e djeshme dy të rinj, të cilët kishin tentuar të kalonin përroin e Zaranikës kanë rrezikuar jetën pas përkeqësimit të papritur të motit.

Kur nisën dhe reshjet e dendura dhe si rezultat rrjedha e këtij përroi u shndërrua në një “lumë” të rrëmbyeshëm me prurje të pazakonta.

Dy të rinjtë sipas Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit për shkak të motit të keq kishin mbetur të izoluar në mes te shtratit të rrjedhës së përroit të Zaranikës në një “ishull”. Ata kanë kërkuar ndihmë pasi po iu rrezikohej jeta nga vërshimi i jashtëzakonshëm i ujërave të përroit dhe vetëm ndërhyrja e menjëhershme e ekipit zjarrfikës në orët e vona të natës së shtunë bëri të mundur shpëtimin e jetës së dy të rinjve që rrezikonin mbytjen.

Ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë, por fatmirësisht është arritur që të nxirreshin në kohën e duhur nga “ishulli” dy të rinjtë që kishin parë vdekjen me sy. Gjatë pasdites së shtunë disa zona në Qarkun e Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar shi dhe breshër duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pemtari dhe kultura bujqësore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303