Të rinjtë përdhosin bustin e Françesk Radit, shpërthen kantautori: Ndyrësira, na…

Screenshot_3-7.png

Disa të rinj kanë dëmtuar bustin e këngëtarit të ndjerë shqiptar Françesk Radit, i cili është vendosur tek të Kodrat e Liqenit. Lidhur me videon, e cila është bërë virale kudo në rrjet ka reaguar edhe kantautori i njohur Elton Deda.

Deda ka shpërndarë videon e të rinjve duke i quajtur ndyrësira, dhe sipas tyre vetëm riedukimi i bën derman.

“Ndyrësira! Duhet pashaportizim për Tirone! Vetëm riedukimi ju bën derman. Ndyrësira si ju na bën të na marrë malli për kohën e qoftëlargut!’, shkruan kantautori.

Nënvizojmë se Policia e Shtetit ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me një ngjarje të tillë kaq të rëndë. Ndërkohë që ata tashmë duhet të ishin prapa hekurave. /real-news.tv/

scroll to top