fbpx

Të rrosh sa Rrapi i Kërçishtit!

7712e2b5-d42c-4794-9fba-341a4fa4a6f1-e1541688652422.jpg

“U rrojtsh sa çinari!” Thënë në gjuhë letrare, “U rritsh sa rrapi!”

Vendosa ta hap me këtë fjali, pasi jo më kot edhe banorët e Kerçishtit të Poshtëm e përdorin atë në formë urimi (Kërçishti i Poshtëm është një nga fshatrat e komunës Maqellarë, që ndodhet në Dibër). Rrapi i Kërcishtit në gjuhën e zonës njihet si Çinari. Është monumenti i natyrës më i vjetri në këtë fshat, ndaj, kujtdo që ia thonë shprehjen e mësipërme, e kanë me kuptimin që të rrojë  aq gjatë dhe të arrijë një shtatlartësi sa ai.

Historia e tij vijon që para 250 vjetësh.

Ai u soll në fshat nga Sulejman Rubla, i cili në atë kohë njihej edhe si Sulejmani i Parë, pasi emrin e tij e trashëguan edhe pasardhës të tjerë të tij.

Sipas banorëve të fshatit ai e kishte sjellë këtë pemë nga Elbasani. Ishte një filiz e vogël fare. E kishte mbjellë përbri shtëpisë, për të bërë hije gjatë verës së nxehtë.

Por sot, ky rrap është ndër më të veçantit, pasi ai ka një kurorë në formë rrethi. Ka një diametër të trungut rreth 180 cm dhe perimetër të tij rreth 5.6 m. Është i mbushur nga plot 25 degë, që formojnë kurorë me përimetër rret 60 m. Duke parë këto përmasa ai është i vetmi në Shqipëri i kësaj madhësie. Rrënjët e tij mendohet se kanë një shtrirje shumë të gjerë nën tokë, pasi një i njëjtë si ai, mbiu shume metra larg tij, por përs arsye të ndërtimeve të reja, ai u hoq fare, duke e lënë të vetëm Reapin “mëmë”.

Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, historike- turistike. Ka dëmtimë të pjesshme të degëve nga faktorët atmosferikë.

Për banorët e zonës ai shërben edhe një si një pikë takimi, pasi poshtë degëve të tij jo rrallë herë sheh burra të cilët luajnë domino, ose ndonjë lojë me letra, njerës të cilët pushojnë nën hijen e tij etj.

Por ajo që të dhemb është fakti se edhe pse është shpallur monument kulture, për të nuk është shkruar askund, vec tabelës të cilën ia kanë vënë përpara.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *