Të sëmurët nga COVID-19, doktoresha: Kemi bërë më të mirën

silvana.jpg

Profesoreshë Silvana Bala ka publikuar pak më parë një mesazh ku deklaron ndër të tjera se mjekët dhe infermierët kanë bërë maksimumin për trajtimin e të sëmurëve nga COVID-19 në zbatim të protokolleve të sugjeruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Fillimisht u mendua që do ishte një valë shumë e madhe e pacientëve, falë masave të marrave dhe kushteve në spital, kjo punë u përballua me SUKSES dhe themi se kështu do e mbyllim. Kemi punë për të bërë, deri sa të dalim nga kushtet e një spitali COVID-19. Puna ka qenë e përbashkët nga mjekët, infermierët, sanitarë. Kemi trajtuar të sëmurë në gjendje mesatare, por edhe në gjendje të rëndë klinike, kemi bërë maksimumin tonë, kemi zbatuar protokollet e aprovuara nga OBSH, këto protokolle ishin të shpejta të sakta. Të sëmurët që konsideroheshin shumë të rëndë, janë futur në reanimacione, disa nga këto kanë pasur nevojë që të jenë edhe në frymëmarrje të intubuara. Numri i vogël i rasteve të humbura, indikacion i rëndësishëm për luftën, masat dhe zbatimin e protokollit”, shprehet Bala.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303