fbpx

Të shpërndahet parlamenti/ “Njeriu i mirë” Edmond Budina: Të rrëzojmë qeverinë kriminale

Regjisori i njohur në vend, një prej ikonave të protestës së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, Edmond Budina në fjalën e tij sot deklaroi se presidenti duhet që të shpërndajë parlamentin pas kësaj që ka ndodhur.

Budina tha se protestat duhet të vazhdojnë, deri në rrëzimin e kësaj qeverie, të cilën e ka quajtur kriminale. “Shqiptarët nuk durojnë diktaturën. Shqipëria nuk duron kulturën diktatoriale. Ata donin të bënin varrin Teatrit dhe do kenë varrin e tyre politik gati. Një arkitekt italian ka thënë se shembja e godinës së Teatrit është bërë nga një grup mafiozësh. Teatrin e shembi politika në bashkëpunim me mafien. Ne duhet të reagojmë të gjithë bashkë. Teatri është histori shpirtrash njerëzor.

Në protestë ka edhe sobotues, duhet kujdes. Të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë kauzë njerëzore. Ne duam shpirt, jo kriminelë, jo banditë. Presidenti të bëjë shpërndarjen e parlamentit. Duhet që të protestojmë deri në rrëzimin e qeverisë kriminale. Do e rindërtojmë Teatrin. Të mos ndalojmë protestat. Të gjithë ata që rrënuan Teatrin duhet të shkojnë në burg. Duhet të thërrasim të gjithë rroftë Shqipëria, rroftë Teatri, rroftë Demokracia”, tha regjisori Budina.

Kujtojmë se Rama iu drejtua vetë personalisht dje regjisorit me fjalët “njeriu i mirë Robert Budina”.