21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Të shqetësuar për Korenë e Veriut, kërkohet mbledhja e këshillit të OKB-së

spot_img

Britania, Gjermania dhe Franca i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të realizojë një takim me dyer të mbyllura të enjten, për të diskutuar testimet e fundit të raketave të Koresë Veriore, kanë thënë diplomatët.

Koreja Veriore ka lëshuar sërish dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të mërkurën, , vetëm disa ditë pasi Pheniani ka testuar dy raketa të ngjashme duke i bërë presion kështu Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara që të pezullojnë stërvitjet e ardhshme ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres beson që testimet e raketave janë “vetëm një tjetër rikujtim për rëndësinë e bisedimeve për denukelarizim të Gadishullit Korean”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së për media, Stephane Dujarric.

Koreja e Veriut kërkon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare para fillimit të negociatave për denuklearizim, mirëpo një gjë e tillë është e papranueshme deri më tani për SHBA-në.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat