fbpx

Të shtëna me armë , humb jetën një person

Screenshot_4-20.png

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Kosovë ku një person është vrarë me armë zjarri.Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Pejë rreth orës 15:36 në rrugën “Gjin Gazuli”.Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka theksuar se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën një person.

“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303