fbpx

Të shtëna me armë në bregdetin italian, dy të maskuar qëllojnë shqiptarin

Momente paniku u regjistruan këtë mëngjes në Torvaianica të Italisë.
Sipas mediave italiane, dy persona të armatosur qëlluan me armë drejt një burri që ndodhej në bregdet, mes turmës së pushuesve.

Mediat italiane raportojnë se dy burra të armatosur mbërritën në plazh me fytyra të maskuara, të dy me motoçikletë.

Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë, u fut në zonën e plazhit dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, i njohur për policinë, i cili po e kalonte të dielën buzë detit.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur.