Panik në koncertin e reperit Lil Waynes. Fansat e këngëtarit amerikan janë bërë dëshmitarë të një ngjarje të rëndë në koncertin e Lil që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Atlanta.
Muzika është ndërprerë nga të shtënat me armë, ku si pasojë pati edhe persona të lënduar.
Sipas raportimeve të policisë për CNN akoma nuk ka asnjë gjurmë të personave që kanë shtënë më armë.
Lil Wayne, një nga reperët me popullor në Amerikë, po këndonte ne skene këngët e albumit te tij te fundit duke qene pjesë e “A3C Festival and Conference”
Vetë reperi Amerikan ka reaguar ne Tweeter “Shpresoj qe çdo pjesëmarrës ne “A3C Festival and Conference të ketë shpëtuar”
Ndërkohë, Organizata ka falënderuar te gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe gjithashtu ka shprehur keqardhje për ngjarjen pasi kjo ishte fundjava e muzikës, shoqërisë dhe bashkëpunimit.