Të shtëna me armë në mes të kryeqytetit, raportohet për të plagosur

Një përleshje fizike mes disa personave ka degjeneruar deri te përdorimi i armëve të zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se rasti ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tahir Zajmi” në kryeqytet. “Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Si  pasoje e përleshjes fizike në mes të personave të përfshirë në këtë ngjarje një person ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka theksuar se në vendngjarje kanë dalë autoritetet policore të cilat po merren me rastin.