fbpx

Të shtëna me armë në mes të Lungomares,

Një incident i rëndë ka ndodhur në Vlorë. Mësohet se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në mes të Lungomares.

Një i ri nga Vlora, i dyshuar si autor, është konfliktuar me një administrator hoteli pranë parkimit të vendosur në shëtitoren e Lungomares.

I riu 21 vjeç ka gjuajtur me armë por fatmirësisht nuk është lënduar njeri. I riu është i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është person me precedent penal.