fbpx

Të shtëna me armë në spital, viktima në Çikago

chicago.jpg

Katër persona kanë humbur jetën pas të shtënave në një spital të Çicagos.

Mes viktimave, dy pjesëtare të stafit dhe një oficer policie, sikurse edhe agresori. Dy femrat e vrara ishin mjeke dhe ndihmësfarmaciste, siç konfirmoi më pas kryebashkiaku Rahm Emanuel.

Një zëdhënës i policisë deklaroi se agresori kishte mbetur i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit, por ende nuk dihet me saktësi nëse ai është vetëvrarë apo u qëllua nga policia. Zyrtarët shprehen gjithashtu se agresori duket se kishte për objektiv një femër me të cilën kishte pasur një marrëdhënie, por nuk japin ende një motiv për këtë ngjarje.

Incidenti ndodhi në spitalin “Mercy” të Chicagos rreth orës 15:00 (22:00 me orën tonë). Policia tha se gjithçka kishte nisur me një grindje në parkingun e makinave mes personave që e njihnin njëri-tjetrin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *