fbpx

Të shtëna me armë zjarri, një person qëllon ndaj FNSH dhe forcave Shqiponja, mësohet se…

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak më parë në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se një person është ngjitur në ballkon dhe ka qëlluar ndaj FNSH dhe forcave Shqiponja.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si “Kthesa e Sarës”. Policia është njoftuar për një konflikt në familje dhe kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes është përballur me të shtënat e armëve. Deri tani nuk raportohet për të lënduar ndërsa RENEA po shkon drejt vendit të ngjarjes.

.