Të shtëna në një spital në Çeki, 6 persona humbin jetën

hhhtyty-770x433.jpg

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave në një spital në Ostravë të Çekisë.

Sipas policisë autori i dyshuar i kësaj ngjarje është larguar dhe ende nuk është mundur të kapet nga blutë.

Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë, ndërkohë që të gjithë personat në spital janë evakuuar.

“Policia po kërkon intensivisht autorin e krimit”,-është thënë në njoftimin e bërë nga autoritete vendase.

Ndërkohë mediat kanë shkruar se autori ishte një burrë me një xhaketë të kuqe, i cili hapi zjarr në një nga departamentet e spitalit, por këto të dhëna janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

scroll to top