Të shtëna në supermarket, tre të vdekur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët. Të paktën tre persona u vranë nga të shtënat në një supermarket Valmart në Duncan, Oklahoma.

Dy persona u vranë në makinë dhe personi i tretë në parking, sipas shefit të policisë lokale Danny Ford.

Policia lokale tha për USA Today se policia ishte “në vendin e ngjarjes” dhe se po kërkon dëshmitarë okularë të të shtënave.

USA Today raportoi më herët, duke cituar burime policore, se sulmuesi ishte në mesin e viktimave.