fbpx

Të shtënat me armë në Elbasan, Ervis Çaushllari u largua nga vendngjarja

b0c5634cd721cec8c3c3078107df5c8a_L.jpg

 

Të shtënat me armë zjarri ku si pasojë kanë lënë të plagosur një person, kanë alarmuar qytetin e Elbasanit ditën e sotme.

Ervis Çaushllari është personi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri paraditen e sotme, në drejtim të një mjeti tip Mazda në të cilin udhëtonin disa persona. Çaushllari dhe shoferi i mjetit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur Ervis Çaushllari, i cili momentalisht ndodhet te Spitali i Traumës në Tiranë, në sallën e operacionit, jashtë rrezikut për jetën. Ai mendohet se ka ardhur vetë në Tiranë me makinë personale, për të marrë mjekim.

 

Mësohet se ai ka marrë një plumb në shpatull. Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve aty pranë. Nga kqyrja e pamjeve filmike është vënë re që Çaushllari ka qëlluar i pari.

 

“Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur”, njofton Policia.

Ervis Çaushllari nuk është një emër i panjohur për Blutë e Elbasanit. I njohur dhe me nofkën “korçari”, ai ka qenë me më herët objekt i punës së tyre. Në shkurt të këtij viti ai ka ndjekur nga pas me makinë një mjet tip Golf 5 në qytetin dhe pasi i ka dalë paralel, ka nisur të qëllojë shoferin, shtetasin Dehar Ahmeti.

Ky i fundit ka mundur të largohet dhe ka shkuar në Polici ku ka bërë denoncim. Por pas disa muajsh oficeri që ndiqte rastin është kërcënuar me jetë dhe rasti ka mbetur i pazbardhur.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303