fbpx

Të shtënat me armë në Peqin, policia jep detajet dhe zhvillimin e fundit

Policia e shtetit ka dhënë detajet zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u plagos me armë zjarri një person në Peqin.

Policia bën me dije se është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij.

”Shërbimet e Policisë dhe  grupi hetimor shkuan menjëherë  në vendngjarje dhe  falë veprimeve të shpejta  bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes,  shtetasin A.M.,  ku vijon puna intensive për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon veprimet  për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .