Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, pronari i lokalit është efektiv i “Shqiponjave”, detajet…

policia-naten-skene-krimi.jpg

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Shkodër.

Mësohet se në momentin që ka pasur të shtëna, lokali ka qenë i mbyllur.

Pronarët, Albert dhe Nikollë Pjetri, kanë edhe shtëpinë afër me biznesin.

Nuk dihet ende se përse në drejtim të këtij lokali kanë shtënë me armë zjarri, por ekziston mundësia që shkak të jetë puna që vëllezërit Pjetri bëjnë.

Alberti është efektiv i Shqiponjave, ndërsa Nikolla, efektiv i patrullës. Kurse, vëllai tjetër i tyre Vlash Pjetri ka qenë administrator i Njësisë Administrative Rrethina, që përfshin zonën ku ndodhet lokali.

Në zonë, një numër i madh policësh janë duke bërë krehjen. Po shihet po ashtu mundësia e marrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë.

Në vendin e ngjarjes ka edhe mungesë të ndriçimit publik. Kjo e bën të vështirë identifikimin e autorëve. Në opinionin e shkodranëve, vëllezërit njihen si njerëz të qetë e të punës dhe jo njerëz me konflikte.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303