Të shtrirë në krevat dhe të lumtur/ Ç‘po ndodh me Nevina Shtyllën dhe Florian Agalliun?

Ajo na shoqëroi këtë sezon në emisionin “Procesi Sportiv. Por mesa duket moderatoren bukuroshe, Nevina Shtylla nuk do e shohim më në këtë emision, pasi në sezonin e ri televiziv ajo do bëhet pjesë e emisionit “Në shtëpinë tonë”.

Nevina do të jetë moderatorja e re e emisionit dhe në krah do të ketë Florian Agalliun me të cilin ka postuar  foto e video gjatë xhirimeve.

Në imazhet e publikuara në Instastory, Nevina shfaqet duke xhiruar spotin e emisionit, të shtrirë në krevat dhe dyshja duken shumë të lumtur që për herë të parë do bashkëpunojnë bashkë.