fbpx

‘Të thonë ç’të duan’, aktori i njohur i telenovelave ka një dedikim special për ‘Teresa’-n

06BDB943-488E-4AAB-B80A-5449F7FB6269.jpeg

Çifti i njohur i shumë serialeve meksikane, Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer, janë bërë shpesheherë pjesë e prodhimeve të reja televizive të dy bashkë, por gjithashtu kanë qenë vazhdimisht aktivë edhe në seriale të tjera, gjithmonë të suksesshëm. Edhe pse vazhdimisht janë komentuar e vënë në qendër të vëmendjes për raportin e tyre jashtë objektivit, duket se Arturo dhe Teresa vazhdojnë ta jetojnë me pasion dashurinë e tyre.

Megjithatë, prej disa kohësh, Angelique Boyer i kishte munguar publikut. Arsyet u komentuan gjatë, por vetë aktorja e kishte justifikuar këtë mungesë me faktin se po priste një projekt interesant.
Siç është mësuar nga mediat spanjolle, Angelique Boyer do t’i rikthehet ekranit me një projekt të ri dhe lajmin e bukur e ka bërë publik partneri i saj, Sebastian.

Bashkë me një dedikim për Teresa-n, aktori ka shkruar ndër të tjera se është shumë i lumtur për talentin e saj.

Të thonë ç’të duan, e bukura e dashurisë është të ndërtosh dhe të ndash gjërat me dikë, dhe me kalimin e viteve të shohësh gjithçka që keni arritur së bashku. Të shihesh drejt në sy dhe të thuash se ke qenë dhe do të jesh gjithmonë ti… Urime dashuria ime për këtë projekt që sot nisi xhirimet. Gjithmonë do të të admiroj, do të të mbështes dhe do të shijoj talentin tend”,- shkruan Sebastian Rulli.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303