fbpx

Të tjera detaje tronditëse/ Gruaja nuk fliste dot, burri p*rdhunonte të miturën në sy të së shoqes

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Pogradec, ku një 46-vjeçar përdhunoi për një muaj rresht një të mitur.

Raportohet se gruaja e përdhunuesit, Blerim Bizgjoni, kishte humbur aftësinë për të folur si pasojë e një aksidenti. Burime për Fax News bëjnë të ditur se kur dhunuesi e detyronte të miturën të shkonte pas mesnate në dhomën e tij, bashkëshortja ka qenë prezente dhe ka parë gjithçka.

Vajza e mitur, prej një muaji jetonte në banesën e autorit, pasi qëndronte me vajzën e tij të cilën e kishte shoqe të ngushtë. E dhunuara ka guxuar ta denoncojë në polici ditën e djeshme  duke zbuluar se Ditën e Bajramit autori e kishte mbajtur deri në 4 të mëngjesit dhe atë natë abuzoi seksualisht. E kishte kërcënuar se do e hidhte nga ballkoni dhe e përdhunonte çdo ditë.

Deklarata e të miturës:

Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti. Më përdhunonte çdo ditë në shtëpinë e tij. Fillimisht më mori duke i thënë babait se do të kujdesej ai për mua pasi familja ime më mbante dot për shkak të kushteve. Dy javët e para sillej mirë, pastaj filloi të më ngacmonte me fjalë, kurse një natë më mbajti deri në orën 04:00 të mëngjesit në ballkon duke më kërcënuar se do të më hidhte nga ballkoni nëse nuk kryeja marrëdhënie seksuale. A mund të ketë abuzuar edhe me vajza të tjera.