Të tjera lëvizje në burgjet shqiptare, kush janë dy drejtorët e rinj

Ministrja e Drejtësisë , Etilda Gjonaj ka bërë me dije se lëvizje të reja do të ketë për drejtuesit e burgjeve.

Mësohet se në krye të IEVP Mine Peza (302) është emëruar Aurel Jazxhi, ndërsa në krye të IEVP Jordan Misja 313 është emëruar Eduard Strugaj.

Drejtori i Burgut të Reçit në Shkodër është larguar nga ky post dhe në këtë post është emëruar Dedë Zhivani.