fbpx

Të tjera raste me COVID, infektohen 4 mësues në rrethin e Korçës

kor.png

Rinisja e procesit mësimor është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të infektimeve në radhët e nxënësve dhe stafit në institucionet arsimore.

Bëhet me dije se 4 mësues kanë rezultuar me COVID në rrethin e Korçës, ku dy prej tyre janë në qytetin verilindor ndërsa 1 është në Bilisht dhe 1 tjetër në Ersekë. Mësohet se mësuesit janë karantinuar në banesat e tyre.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vend si pasojë e virusit Covid-19, kanë ndërruar jetë 3 persona si dhe kanë rezultuar pozitiv 132 të tjerë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303