fbpx

Të tjera shifra të rënda/ Maqedonia e Veriut shkon në 259 numri i viktimave nga COVID-19

952CFA11-19E9-40C6-80F5-A6357334C8C3_cx0_cy5_cw0_w1597_n_r1_st.jpg

E rëndë vazhdon të jetë situata në Maqedoninë e Veriut, ku koronavirusi po merr çdo ditë disa jetë njerëzish.

8 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe 136 raste të reja me COVID-19.

Dy nga pacientët që nuk i mbijetuan sëmundjes janë nga Shkupi, po aq dhe nga Tetova e Kumanova dhe nga një në Kërçovë e Veles. Viktimat janë të moshës nga 47 në 78 vjeç. Numri i të vdekurve gjithsej është 259.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 5445 që nga paraqitja e pandemisë. Prej tyre, 2091 rezultojnë të shëruar, ndërsa 3.095 mbeten raste aktive.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303