fbpx

Të vërtetat e bujshme/ Rrëfehet djali i Escobarit: 5 skenat e famshme të “Narcos”,  që Netflix ka gënjyer

“Ligjërisht emri im është Juan Sebastian Marroquin. Ndërsa emri origjinal është Juan pablo Escobar. Emrin e ndërrova një muaj pas vrasjes së babit tim dhe e bëra për të shpëtuar nga dhuna. “

Në një intervistë për emisionin investigative Le Iene, Juan Pablo ka treguar të vërtetat e disa prej skenave më të famshme në serialin e suksesshëm NARCOS, ku sipas tij, Netflix i ka sajuar dhe ato nuk janë sikur janë paraqitur.

Huan Pablo jeton prej vitesh në Argjentinë, ku ushtron dhe profesionin e arkitektit. Për historinë e babait të tij dhe familjes së tij janë botuar shumë libra, janë xhiruar filma dhe seriale, ku i fundit është Narcos në Netflix, një sukses planetar. Por fill pas daljes të serisë së dytë, Huan Pablo shkruajti në Facebookun e tij duke denoncuar të pavërtetat dhe shtrëmbërimet e historivë të trajtuara në serialin e përgjakshëm. Sipas tij, ato janë gabime të padrejta dhe nuk respektojnë viktimat e babait të tij.

“Nuk jam kundër të tregohen histrori për babin tim, jam kundër glorifikimit të historive të tij kriminale. Që kur dolën seritë e para të Narco-s, mora shumë mesazhe nga shumë të rinj, të cilët kërcënonin, flisnin dhe donin të komandonin si ai sepse i kishin pëlqyer shumë seritë e NETFLIX. “- tha Juan Pablo.

“Netflix-it unë iofrova të gjitha informacionet e mia, por atyre nuk u interesoi asnjëherë.”

Në një intervistë për Le Ienne, Huan Pablo tregon pesë gabimet e Netflix, skena që s’janë të vëereta.

Gazetari- I pari i përket dajës tënd, vëllait të mamit tënd, që në seritë e Netflix është një trafikant dhe punon afër Pablos.

Juan Pablo– Në jetën reale, vëllai I mamit tim, shiste Bibla dhe ata e prezantuan si një trafikant I cili vdiq duke luftuar me policinë. Ai meriton respekt, ka fëmijë, të vejën e tij dhe s’mund të trajtohet kështu. Kur në të vërtetë është rrëmbyer, torturuar dhe vrarë nga Los Pepes. (Grup paramilitar I financuar nga kartelet e tjera rivale të Pablo Eskobarit.)

Gazetari- Një nga skenat më të forta në film është kur babai juaj, vret Komandantin e Skuadrës së Antidrogës së Kolumbisë, Kolonel Carrillo…

Juan Pablo– Carrillo jeton…por nuk e di njeri, pasi mori 1 milionë dollaë nga babai im dhe u largua nga Kolumbia. Shumë policië u korruptuan dhe morën miliona dollar nga babai im. Pablo nisi të vriste policë vetëm pasi ata vendosën një çmim për kokën e tij. Në një muaj, në medelin vdiqën 500 policë dhe e dini kush i vrau këta policë? Policë të tjerë. (Të korruptuar).

Gazetari- Një skenë tjetër e famshme dhe shumë e dhunshme në seritë e Narco-s është kur babi jotë vret me një stekë bilardoje dy bashkëpunëtorët e tij pasi ai mendonte se e kishin mashtruar…

Juan Pablo– Në asnjë mënyrë nuk ka shkuar kështu. Babai im kishte një ushtri me vrasës dhe nuk kishte pse ta bënte me duart e tij. Ai thjesht jepte urdhrin dhe të tjerët vrisnin për të.

Gazetari- Pablo nuk ka vrarë asnjë me dorën e tij?

Juan Pablo– Nga sa më ka treguar mua nuk e ka bërë, por unë nuk mendoj se kjo bën diferencën.

Gazetari- Në fundin e serive, ku Pablo është arratisur nga Catedral (burgu që ndërtoi vetë), kur ju dhe familja juaj jeni në një hotel në Bogota nën mbikqyrje të rreptë të policisë, në dhomë vjen një gazetare e një televizioni, e cila ishte dhe dashnorja e babait tuaj, ka futur në një valixhe një radio- telefon të cilin ja kishte dhënë Pablo që ta sillte te ju dhe ai të kishte mundësi të fliste me familjen e tij.

Juan Pablo– Jo, s’është e vërtetë. Në atë moment askush nuk kishte fuqi të fuste një radio-telefon te ne.

Gazetari- Po kjo gazetarja, a ishte vërtetë dashnorja e babit tënd?

Juan Pablo– Ndërkohë që ishte dashnorja e babit tim, ajo ishte edhe dashnorja e karteleve të tjera të drogës.

Gazetari– Në serinë e Netflix ajo është u vra nga Los Pepes…

Huan Pablo– Ajo është gjallë…e çmendur por është gjallë.

Gazetarja e vërtetë quhet Virginia Valeho, e cila sot jeton në Majemi. Përgjatë viteve 80-të ajo ishte dashnorja e shefave më të mëdhenj të narkotrafikut Kolumbian, e cila me informacionet e saj ka ndihmuar në kapjen e tyre ose eleminimin.

NËNA E PABLO ESCOBAR

Një tjetër personazh shumë I rëndësishëm në Narco-s por që është paraqitur ndryshe sipas Juan Pablos, është gjyshja e tij,pra,  nëna e Escobarit.  Në skena të vogla ajo është paraqitur si një zonjë e ëmbël gjithmon në anën e të birit, por që Juan Pablo nuk e kujton fare kështu.

Juan Pablo- Në librin tim të parë…tregoj të gjitha lidhjet që ajo kishte me kartelet e tjera të drogës, armiq të babit tim.

Gazetari– Pra, ka pasur lidhje me klanet rivale?

Juan Pablo– Ajo ndihmonte në arrestimin e e babit tim dhe ishte kundër nesh.

Pablo që nuk njohëm kurrë! I biri: Këshilla më e mirë që më ka dhënë babai im, Pablo Eskobar…

Pablo Escobar, është konsideruar banditi më i rrezikshëm i shekullit të kaluar. Në vitet 80, Pablo kishte pushtuar botën me kokainën e tij, duke arritur të fitojë 400 milionë dollar në javë.

Kjo ishte ana e errët e Escobar, por ai kishte dhe anën njerëzore, dashurinë për familjen dhe trajtimin me respekt të tyre.

Juan Pablo Escobar, djali i tij, u lindi dhe u rrit në shtëpinë e njeriut më të fuqishëm, të pasur dhe gjakatar të historisë. Janë botuar libra, filmat dhe seriale, po kush më mirë se Juan Pablo do mund të na tregojë anën e butë dhe atërore të famëkeqit Escobar. Në një intervistë për Le Iene, ai do të shprehej:

Juan Pablo– Pablo Escobar, ishte babai më i mirë dhe banditi më i rrezikshëm I shekullit të kaluar. Ishte një baba që edukonte me dashuri. Ai ishte prezent në çdo moment të jetës sime, më dedikonte kohë, nëse shkoja dhe e takoja ku të ishte, ai linte gjithçka dhe merrej me mua, ishte shumë i afrueshëm me mua. Ai vinte të më merrte nga shkolla edhe kur ishte në kërkim. Dhe kur mësoi se donin të më rrëmbenin në shkollë, vinte për mua, më merrte dhe më çonte në shtëpi. Ishte gjithmon prezent.

Gazetari- Po për respektin e lekut çfarë të thoshte? Ti ishe një fëmijë që mund të kishe çfarë të doje…

Juan Pablo– Babai im më çonte me helikopterin e mbushur plot me dhurata në zonat më të varfra të Kolumbisë.

Gazetari- Të çonte që të shihje varfërinë e bashkëmoshatarëve të tu?

Juan Pablo– Më ngarkonte detyrë që ti shpërndaja personalisht dhurata këtyre fëmijëve, për të parë me sytë e mi të gjitha të mirat që unë kisha dhe ata jo.

Gazetari– Po ti ke parë babain tënd të vrasë dikë? Ose të urdhërojë vrasjen e dikujt?

Juan Pablo– Më tregonte gjithmonë vetëm pasi e kishte bërë!

Gazetari- Kur e mësove të gjithë atë që babai jot bënte?

Juan Pablo– Kur isha 7 vjeç, babai më mori e më tha se ishte një kriminel dhe ndërsa shikonim lajmet ai më thoshte: Këtë personin e vrava, këtë e rrëmbeva, këtë bombë e vendosa unë ndërsa këtë tjetrën jo.

Gazetari- Pra, u rrite me idenë që të vrasësh është një gjë që mund të bëhet, përsa e bën babai jot…

Juan Pablo– Sigurisht!

Gazetari– Si ishte të rritesh në zemër të kartelit të Medelinit?

Juan Pablo– Unë shoh të gjitha albumet e fotove që kam dhe i vetmi gjallë jam unë.

Gazetari- Lëvizje me eskortë?

Juan Pablo– 15 njerëz ishin me mua.

Gazetari– Sa herë janë përpjekur të të vrasin apo të të rrëmbejnë?

Juan Pablo– Me dhjetra herë.

Gazetari- Kur ishe fëmijë, përpara se babai jotë të vdiste, a e mendove ndonjëherë që ishte e gabuar ajo që bënte? Apo për ty gjithçka shkonte mirë?

Juan Pablo– Unë ja kam thënë gjithmonë që nuk isha dakord me dhunën. Diskutimet më të mëdha me të ishin pikërisht për dhunën. Po të dëgjoni regjistrimet kur ai shkoi në Catedral (burgun e krijuar nga ai vetë) Pablo tha, që dorëzimin ja dedikon djalit të tij 14 vjeçar pacifist.

Gazetari– Pra, ai nuk pa kurrë një karrierë prej trafikanti te ty?

Juan Pablo- Ai nuk më ka kërkuar kurrë që të ndjek rrugën e tij, më thoshte të studioja për të qenjë një njeri I mirë dhe jo një bandit si ai.

Gazetari- Çfarë dote që ti të bëheshe?

Juan Pablo– Më thoshte që nëse unë bëhem mjek…do më dhuronte spitalin më të mirë në qytet.

Gazetari- Këshilla më e mirë që të ka dhënë?

Juan Pablo– Të jesh i guximshëm dhe nuk duhet të provojë kurrë drogën.

Gazetari- Ai nuk përdortë drogë?

Juan Pablo- Vetëm marijuanë. Thoshte që kokaina është një helm për tu shitur dhe jo për tu pirë.