fbpx

“Të votosh Lulin dhe të marrësh peshqesh Ilirin”, Rama thumbon keq: Kur PD merr në dorë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot gjatë prezantimit të platformës “Deputeti që duam”, ku nuk ka kursyer aspak Metën dhe Bashën.

Rama tha se opozita nuk ka asnjë vizion për të ardhmen, duke thënë se ata (PD-LSI) gjithnjë e kthejnë vendin mbrapa në kohë.

Kreu i qeverisë tha se nëse njerëzit do të votonin Lulzim Bashën dhe Kryemadhin, do të kishin prapë Metën dhe Berishën, pasi këta janë gjithmonë bashkë, tha Rama.

“Sot ne kemi në përfaqësimin politik numrin më të lartë të grave dhe vajzave. Jemi një qeveri që ka një ekuilibër gjinor që e rendit Shqipërinë në tabelën e OKB, në 5 vendet e para. Janë pjesë e një procesi ku gjërat kanë ardhur duke u përmirësuar. Janë disa dhjetëra, që kanë dërguar video, pse duan të përfshihen në këtë proces, kush janë, çfarë kanë bërë dhe pse mund të jenë një vlerë e shtuar. PS është një forcë që ka një virtyt të madh. Është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka pasur përgjegjësi dhe që asnjëherë nuk e ka shpërdoruar për të cënuar interesin kombëtar. PS është po ashtu forca më e madhe politike e shqiptarëve. PS e ka pasur, e ka dhe do e ketë, pavarësisht kush është lideri, në ADN-në e saj, prirjen për t’u vetëripërtërirë, për t’u modernizuar duke u hapur dhe duke u shtrirë, zgjeruar në hapësirë ku vepron dhe jeton shoqëria. Sot është në të njejtën sfidë që ka qenë gjithnjë. Për të mos e lënë vendin të shkojë mbrapsh. Sa herë kemi qenë në betejë, ka qenë betejë mes së ardhmes dhe të shkuarës. Në rastet kur ka humbur, ka humbur jo sepse e kanë mundur të tjerët.

Kur PD merr në dorë çelësat e bën shtëpinë rrëmujë. Kur e ka PS çelësin, në shtëpi vendoset rregull. Ajroset shtëpia, punon. Është e sigurtë që fëmijët që lindin dhe rriten në atë shtëpi, nesër do të jenë më të sigurtë, do të kenë një të ardhme. Shtëpia e tyre është një shtëpi ku ç’a mblidhet hidhet nëpër xhepat e disa anëtarëve, o për bixhoz, o për të konsumuar sot është ç’a duhet për fëmijët nesër. Kjo është baza. Sot Shqipëria është para një sfide sa të thjeshtë dhe të vështirë, dhe PS po ashtu. Duam t’ja bëjmë Shqipërinë më të lehtë të nesërmen. Tani jemi futur në kthesë dhe po e rrisim shpejtësinë. Imagjino sikur Shqipëria të mbetet në dorë të Lulzim Bashës, Kryemadhit, Metës dhe Berishës. Se këta janë bashkë. Kjo duhet të shërbejë si arsye për ta menduar mirë zgjedhjen e tyre. Ka dhe të pakënaqëur nga PS. Ka dhe 1000 arsye të jenë verbërisht me PD. Imgjino të votosh Lulin dhe të marrësh peshqesh Ilir Metës. Për ne është e qartë.

Shijoni arsimin. Pavarësisht se ka mungesa dhe nevoja. Shikoni shëndetësinë. Ka ndryshim. Kush thotë nuk ka i është mjegulluar shikimi nga tollovia e plehrave. Shikoni infrastrukturën sot, s’ka të krahasuar. Rrugët e Salit që shihnim në tv ishin ndryshe në realitet. Çfarë do më shumë Ilir Meta tani. Që vjen me trastë vërrdallë nëpër varre dhe dekoron të vdekurit.

Ata janë shumë mbrapa, nuk na sfidojnë dot, janë shumë mbrapa”.