“Të vras, nuk ndalet këtu, do të të bëj të paguash”, shqiptari 31-vjeçar rreh dhe kërcënon ish të dashurën

auto_dhune_ne_familje1547269543.jpg

Një 31-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia e Peruxhias në Itali, pasi akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur, dhunuar dhe kërcënuar ish-të dashurën e tij dhe të afërmit e saj, duke i kërkuar që të mos ndahen.

I riu shqiptar mësohet se e ka rrahur ish-të dashurën e tij, edukatore në një kopësht, pasi ajo nuk ka pranuar që të tërheqë kallëzimin e bërë ndaj tij, duke e kërcënuar edhe se do ta vriste në rast se nuk e bënte një gjë të tillë.

31-vjeçari shqiptar, me banim në Kalabri, pritet të dalë para trupit gjykues, ndëras ndaj tij rëndojnë akuzat e përndjekjes, ngacmimit, kërcënimit, dëmtimit dhe dhunës. Sipas akuzës, ai ka kërcënuar ish-të dashurën e tij, edukatore kopshti nga Perugia, duke i thënë: “Të vras, nuk ndalet këtu, do të të bëj të paguash”.

I riu shqiptar është lënë në ‘arrest shtëpie’. Sipas akuzës, ai e ka ndaluar ish-të dashurën jashtë një supermarketi, duke e ndjekur dhe i prerë rrugën me makina, madje edhe duke e goditur. 31-vjeçari ka vazhduar për ditë me radhë presionet, jo vetëm ndaj saj, por edhe njerëzve të saj të familjes, ku nëpërmjet telefonit ka presionuar të vëllanë që të ndërmjetësonte rikthimin e tyre bashkë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303